Makarona spaghetti (spageti) në letër
Siç dhe jua shpjegova në postimin mënyra e gatimit në letër sot po ju sjell një tjetër gatim. Spageti me karkaleca të gatuara në letër. Për të gjithë ju adhuruesit e spagetit jo vetem që do ta adhuroni këtë recet për shijen e saj por dhe skenografin që ajo jep tek vihet në tavolinë.
500 gr. karkaleca
300 gr. makarona spageti
1 tufë majdanoz
3-4 hurdhëra
1 kuti me domate të qëruara
1 spec djegës
një dorë kaperi
pak vaj ulliri
pak kripë dhe piper të zi
1 gotë verë të bardhë
Pjesa tjetër:
letër furre
spango kuzhine
Pastroni karkalecat dhe gëzhuallin bashkë me kokën vendoseni të kavërdisen më një thelpi hurdhër, pak majdanozë, shtypini mirë kokën e tyre që tju dali lëngu dhe kur të theken mirë shuani me verë të bardhë, pastaj shtoni ujë dhe lërini të ziejnë. Filtroni lëngun e tyre dhe ruajeni mënjanë.
Grini imët hurdhërat dhe majdanozin dhe vendosini të kavërdisen me pak vaj ulliri sëbashku me specin djegës, kur vaji të aromatizohet shtoni kaperin dhe domatet e shtypura, (unë i shtrydh gjithmon me dorë 😉 ) dhe lërini të treten në vajin me hurdhërat, kur të jen kavardisur mirë shtoni lëngun e karkalecave që ruajtëm mënjane. Lerini të gatuhen për disa minuta, dhe shtoni në të dhe karkalecat.
Ndërkohë vendosni makaronat të ziejnë dhe hiqini akoma aldente dhe shtoini te ena ku po gatuhet salca sëbashku me pak ujë nga zierja e tyre. Përzijini.
Tani prisni bollshëm letër furre dhe mund të veproni në dy mënyra o ti gatuani të gjitha bashkë në një letër të vetme ose të bëni 4 racione individuale. Unë i bëra në një të vetme. Për mos ju kulluar lëngu në sobë përdorni një tave të thellë.
Kështu që vishni tavën me letër furre bollshëm dhe shtoni në të makaronat sëbashku me pak majdanozë të grirë imët dhe pak piper të zi. Mbylleni si një pako dhe lidheni me spango. Vendoseni në furrën e nxehur më parë në 200° për 3-4 minuta.
Shërbejini.
Ju bëftë mirë 🙂