Makarona spaghetti me hurdhra, spec djegës dhe vaj ulliri
Pjata më e thjeshtë dhe më e shijshme për tu ngrën. Krenaria e Italianëve “aglio, olio, peperoncino” Janë fare të thjeshta për tu përgatitur. Po ju lë me recetën.
2 thelpinjë hurdhër
1 spec djegës
3 lugë vaj ulliri
140 gr. makarona spaghetti (spageti)
borzilok ose majdanoz sipas dëshirës.
Hurdhrën e qëruar dhe të shtypur me dorë vendoseni të aromantizojë vajin bashkë me specin djegës dhe sapo të fillojë të marrin ngjyrë dhe në ajër të ndjeni aromën e mirë të hurdhrës hiqeni dhe shtoni në tigan makaronat e zjera aldente dhe nja dy garuzhde nga uji i tyre i zjerjes. Luani tigani para, mbrapa që të emulsiononi lëngjet me pjesën e yndyrës deri sa te formohet një tip salce e hollë
Shërbejini me majdanoz ose borzilokë të grirë dhe djathë parmixhano sipër.
Shënim. hurdhrat dhe specin djegës mund dhe ti grini imët dhe ti kavërdisni paksa para se të shtoni makaronat.
Ju bëftë mirë 🙂