Makarona Spaghetti me çikore të egër
Unë përdora këtë llojë barishte por ju mundë të përdorni çdo barishte të egër që dëshironi.
400 gr. çikore të egra
100 gr. “guanciale” (guançale llojë proshuti i thatë) në kubik
280 gr. makarona spageti
një dorë ullinjë vaji
një dorë domate të thata
2 thelpinjë hurdhër
1 spec djegës i freskët
një tuf e vogël majdanoz
kripë
pak vaj ulliri
Lani çikoret dhe pritini në shirita shumë të holla
Vendosni të kavërdiset “guançale” dhe lëreni të thekëriset mirë. Hiqeni dhe ruajeni mënjanë. Në të njëtin tigan vendosni çikoren të kaverdiset me pak vaj ulliri, specin e grirë imët dhe hurdhërat. Kur të jen kavërdisur mire shtoni një gotë ujë dhe lerini të zbuten paksa. Kriposini po fare pak pasi “guançale” dhe kremi me ullinjë që do ti shtoni më pas janë të kripura.
Veçmas grini ullinjtë me domatet e thata derisa të bëhen krem.
Zjeni makaronat aldente dhe kur çikorja të jet gati shtojeni te ajo sëbashku me një garuzhde nga uji i zjerjes së tyre, puren me ullinjë dhe domate të thata, “guançalen” dhe perzijini mirë. Shtoni majdanoz të grirë imët dhe shërbejini me djathë të grirë sipër.
Ju bëftë mirë 🙂