Makarona Penne me pesto të kuq dhe spek
Pesto i kuq është një salsë shoqëruese ose për të përgatitur makarona të formave të ndryshme,orizin ose thjeshte për përgatitjen e brusketave.
Për peston e kuq:
60 gr bajame të qëruara dhe nga cipa e brëndëshme
2 thelpinjë hurdhër
50 gr djath parmixhano
150 gr domata të thata nën vaj
70 ml vaj ulliri ekstra të virgjeer
pak kripë
1 lugë uthull balsamike
4-5 gjethe borzilok
për pjesën tjetër:
piper i zi
1 gotë verë të bardhë
100 gr spek
250 gr makarona penne ose çdo lloj tjetër formati (mundësishtë me miell kamut pasi është më i mirë se mielli i bardhë)
Thekni paksa bajamet dhe shtoini në një mikser sëbashku me djathin parmixhano,pak kripë,uthullën balsamike,borzilokun,vajin,domate e kulluara nga vaji dhe grijini sëbashku derisa të përfitoni një salcë.
Vendosni makaronat të ziejnë.Në një tigane që nuk ngjitë shtoni spekun dhe kavardiseni derisa të bëhen krokant,shuajeni me verë dhe kur vera të avulloje shtoni dhe peston dhe lërini të aromantizohen sëbashku.Kulloni makaronat akoma aldente dhe shtojini te pjesa tjetër sëbashku me një garuzhe nga uji i zierjes.Përzijini sëbashku mirë dhe shërbejini me piper të zi të bluar në moment sipër dhe djathë parmixhano.
Ju bëftë mirë 🙂