Makarona penne me oktapod
1 oktapod rreth 300 gr.
150 gr. makarona penne
200 gr. domate të qëruara
një tuf e vogël majdanoz
1 gotë verë të bardhë
1 thelpi hudhër
1 spec djegës i freskët
pak vaj ulliri
pak kripë
1 lugë kaperi
Pastroni oktapodin dhe vendoseni të ziej në ujë me kripë për 4o minuta, hiqeni lëreni të ftohet dhe priteni në copa të vogla.
Grini imët hurdhërat, specin djegës, majdanozin dhe kaperin. Vendosini të kavardisen me pak vaj ulliri pastaj shtoni në të copëzat e oktapodin. Kavërdinisi paksa dhe shuani me verë të bardhë. Kriposeni shtoni domatet e shtypura me pirun dhe lëreni që salca të trashet.
Zjeni makaronat në ujë të bollshëm me kripë kur të jenë gati kullojini aldente dhe shtoini te salca që po gatuhet sëbashku me një garuzhde nga uji i zjerjes së tyre. Lërini mbi zjarrë derisa përbërësit të lidhen mirë me njëri tjetrin. Shërbejini të ngrohta akoma me majdanoz të grirë sipër.
Ju bëftë mirë 🙂