Makarona Penne me krem kërpudhash të thata
Disa pjata lindin si nevoj e rastësishme, për të pastruar dollapet, për ti lën vend produkteve të stinës.
300 gr. kërpudha të thata
140 gr. makarona penne
pak majdanoz
pak vaj ulliri
1 qep e vogël
1 gotë lëngë mishi
pak kripë dhe piper të zi
2 lugë djathë parmixhano të grirë
Lërini kërpudhat e thata në ujë për 30 minuta. Shpëlahini dhe kullojini.
Grini qepën dhe vendosini të kavërdiset sëbashku me kërpudhat me pak vaj ullir, kavërdisini për disa minuta dhe shtoni lëngun e mishit. Lërini të gatuhen derisa të zbuten, kriposini shtoni piper të zi, 1 lugë parmixhano të grirë dhe grijini derisa të bëhen krem.
Kulloni makaronat , shtoini te kremi i kërpudhave sëbashku me pak nga uji i zjerjes së tyre, përzijini akoma disa minuta sipër zjarrit dhe shërbejini me majdanozë të grirë dhe djathë parmixhano.
Ju bëftë mirë 🙂