Makarona “Penne” me domate të vogla dhe patëllxhan
Sot po ju sjell një pjatë të thjeshtë që mua më pëlqen shumë pasi domatet dhe patëllxhanët kan hyrë në stinën e tyre dhe e bëjnë këtë pjatv akoma dhe më të shijshme.
280 gr. makarona penne
2 patëllxhan
200 gr. domate të vogla
kripë dhe piper të zi
disa gjethe borzilok
2-3 thelpinjë hurdhër
3-4 lugë vaj ulliri
50 gr. djathë parmixhano të grirë
Vendosni ujin e makaronava të ziejë dhe kur të jet gati shtoni një garuzhe kripë të trashë dhe makaronat. Ndërkohë skuqni patëllxhanët e prerë në copa të vogla. Kullojini nga vaji i tepërt dhe ruajini mënjanë. Kavërdisni hurdhërat e grira me vajin e ullirit dhe shtoni në të domate, kavërdisini sëbashku derisa shikoni që domatet kan marrë faqe, kriposini, shtoni piper të zi dhe borzilok të grirë. Kulloni makaronat dhe shtoini te tigani i domateve me patëllxhan, përzini disa here në zjarrë të mesëm që përbërësit të lidhen me njëri tjetrin dhe shërbejini të ngrohta me djathë të grirë sipër.
Ju bëfte mirë 🙂