Makarona Paccheri (pakeri) me midhje fiston (capesante)
Ky formatë makarone është nder të preferuarit e mi,sidomose kur përgatiten në baze peshku.Besoj se dhe në Shqiperi jan lehtësishte të gjendëshme në supermarkatat e furnizuara mirë.Po ju lë me recetën
PERBERSIT:
200 gr makarona paccheri(pakeri)
10 midhje fistone
3-4 luge salse domatesh lëngë
kripë dhe piper i zi
2-3 speca djegës
një tufë e vogël majdanozë
2 thelpinjë hurdhër
vaj ulliri ekstra i virgjër
1 gotë verë e bardhë
PERGATITJA:
Vendosni ujin të ziej dhe kur të jet gati shtoni krip dhe makaronat paccheri(pakeri).
Në një enë hidhni 2-3 lugë gjelle vajë ulliri,shtoni specin djegës,hurdhërat e shtypyra dhe majdanozin e grirë.Prisni midhjen fiston(capesanten)në copa të vogla duke lëne veç koralin e tyre pjesën portokalli.Shtojini te ena ku kemi vajin dhe kavardisini për pak minuta,shtoni dhe koralin e tyre dhe pasi i keni kavardisur sëbashku përseri për disa sekonda të tjera shuajini me verën e bardhë.Lërëni që vera të avulloje dhe shtoni salsën e domates pak kripë,ulni zjarrin dhe lërini që salsa të gatuhet,kurmakaronat të jen gati kullojin dhe shtojini te salsa e tyre sëbashku me pak ujë nga gatimi i makaronave në mënyrë që tërizotohen.Lërini në zjarre derisa të perfitoni një salsë kremoze.Shtoni piper sipas dëshirës dhe akoma majdanozë të grirë imët.
Shërbejini të ngrohta.
Ju bëfte mirë 🙂