Makarona “Paccheri” me domate dhe karkaleca
Paccheri (pakeri) është fomati i makaronës që unë dashuroj. Të jep shumë mundësi ti përgatisësh në mënyra të ndryshme si tigan ashtu dhe furrë. Sot i solla me shije peshku.
250 gr.makarona pakeri të thata
500 gr. karkaleca
një dorë domate
një tufë majdanoz
2 gota verë të bardhë
3-4 thelpinjë hudhëra
një dorë kaperi
pak vaj ulliri
1 spec djegës
Pastroni karkalecat nga koka, gëzhualli dhe fija e zezë. Lëni disa të plota për dekor ndërsa mbeturinat që hoqëm dmth kokën dhe gëzhuallin bëni një lëngë
Grini imët hudhërat dhe majdanozin dhe vendosini të kavërdisen me pak vaj ulliri sëbashku me specin djegës, shtoni dhe karkaleca, kaperin e grirë dhe domatet e prera në mes. Kriposini. Kavërdisini sëbashku dhe shuani me verë të bardhë. Kulloni makaronat akoma aldente shtoini dhe këto te tigani i karkalecave sëbashku me lëngun që ruajtëm mënjanë. Përzijini mirë për 1 minut dhe shërbejini me majdanoz të grirë sipër. Unë i shoqëroj dhe me disa feta buke të thekur për të ngjyer atë salcën e mirë që është formuar në fundë të tiganit 😛
Ju bëftë mirë 🙂