Makarona “Paccheri” furre me Salmon dhe domate të vogla
Erdhi fundjava dhe po ju vë një recetë për ta përgatitur për familjen tuaj. Makarona furre me salmon dhe domate të vogla, me salcë beshamel dhe pesto borziloku.
Pak a shume si lazanjat që bërëm me bashkë por këto janë formë tjetër makarone. Dalin më të ulta, janë më ekonomike pasi përdoret vetëm një llojë peshku dhe me shtimin e domateve të vogla kanë një freksi të këndëshme.
300 gr. makarona formati Paccheri
400 gr. Salmon
3 lugë vaj ulliri
një dorë domate të vogla
4 thelpinjë hudhra
pak kripë dhe piper të zi
4 lugë pesto të bërë vetë
10 lugë beshamel të bërë vetë
1 lugë parmixhano të grirë
Përgatini peston dhe beshamelën dhe lërini mënjanë.
Vendosni makaronat të ziejnë. Ndërkohë përgatisni salcën duke prerë salmonin në copa të vogla. Vendosni vajin të nxehet shtoni hudhërat e grira imët, salmonit dhe kaurdinisi sëbashku. Shtoni domatet e prera përgjysëm. Kaurdisni paksa, kriposini, shtoni piper të zi. Sapo salca të jetë gati kulloni makaronat akoma aldente dhe bashkojini me salcën. Përzijeni duke u munduar ti mbushni paksa nga brenda , shtoni 1 lugë pesto, 3 lugë beshamel, përzijini përsëri.
Fundin e një tave që ku do ta piqni lyeni me beshamel, shtoni në të makaronat, nivelojeni sipërfaqen. Shtroni sipër beshamelën dhe spërkateni sipërfaqen me pesto dhe në fund me djathin e grirë.
Piqeni në furrën e nxehur më parë në 180°C derisa sipërfaqja të thekëriset. Rreth 25 minuta. Lëreni të pushoje para se ta prisni dhe ta shërbeni.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |