Makarona Orecchiette (orekiete) me spinaq
Eshtë koha e spinaqit dhe sa më shumë ta konsumojmë këtë jeshillëk aq mirë na bënë për organizmin tonë.Siç e kam shpjeguar dhe në një tjetër postim ky format makaronash është i njohurë në rajonin e Puglias(Puljas),Itali.
PERBERSIT: PER 4 PERSONA
280 gr makarona Orecchiette (orekiete)Duhet të dini që porcioni ideal për një personë është 70 gr makarona të thata.
700 gr spinaq
1 spec djegës
3-4 lugë vaj ulliri
2 thelpinjë hurdhër
disa gjethe majdanozë
kripë
50 gr djathë parmiggiano(parmixhano) ose çdo lloje tjeter kaçkavalli te fortë
Pak vaj me spec djegës nëse ju gjëndet nëse jo, bëjeni vetë duke skuqur 2-3 speca djegës të thatë me pak vaj ulliri
PERGATITJA:
Vendosni ujin të vlojë dhe kur të ketë marrë vale shtoni një grushtë kripë të trashë dhe hidhni brenda makaronat.
Ndërkohë grini hurdhrën,specin djegës dhe majdanozin.Vendosini të kavardisen me vajin e ullirit derisa shikoni që vaji ështe aromantizuar mirë dhe shtoni spinaqin e larë dhe të pastruar nga kërcelli i fortë.Unë e shtojë të plotë pa prerë.Kavardisini derisa spinaqi të uli volumin e tijë.Kullojini makaronat 1 minutë para,se koha e tyre e gatimit dhe shtojini te tigani ku po gatuhet spinaqi.Ruani një garuzhe nga uji i zierjes dhe shtojeni temakaronat në këtë mënyrë makaronat do vazhdojnë ziejren e tyre sëbashku me spinaqin dhe të gjithë shijet do lidhen akoma më shumë. Makaronat do ju formojne nje tipë salse të veshur që do i lidhi përbërsit me njëri tjetrin.
Shërbejini të nxehta me djathë te grirë sipër dhe një xhiro me vajin me spec djegës.
Ju befte mire 🙂