Makarona Orecchiette me rrep barishtore
Titull pak i gjatë por nuk e dija si quhej në shqip kjo lloj barishteje dhe realishtë ne nuk e perdorim fare kete lloj bime mesa me kujtohet mua per sa kohe kam jetuar aty.Rrepen e bardhë dhe te kuqe e shohim shpesh ne pjatat tona por gjethet e tyre jo.Ndersa ne Itali e perdorin dhe sidomos ne krahinen e Puglias(puljas)Kjo eshte pjata tradiconale e asaj krahine.Meqe tani eshte dhe sezoni e ketij ushqimi dhe ne supermarkete e gjenë gjithmonë te fresket këtë bimë vendosa ta bej duke ndjekur receten tradicionale por me nje ndryshim te vogel.Nuk kam perdorur sardelen pasi te fejuarit tim nuk i pelqen shija e sardeles.Dozat janë per dy persona,Pergatitje te mbare.
Perbersit:
100 gr makarona orecchiette
200 gr rrep barishtore “rrapic”
2 thelpinj hurdher
1 spec djeges i fresket
vaj ulliri
Pergatitja:
I pastrojm gjethet e rrapices duke hequr kercellin e trash,fletet shumë te medha i presim ne tre seksione i lajmë me ujë te bollshem dhe i vejm te ziejnë ne ujë me krip per 10 minuta.Pas 10 minutash shtojme ne te njejtin vend kur po ziejn gjethet makaronat orecchiette dhe i lejme te ziejn sa te jene aldente.(Zakonisht ziejn ndermjet 13-15 minutash) Nderkohe ne nje tigan shtojm hurdherat e shtypyra me dore,specin djeges te prere ne feta,vajin dhe i lejm te disa minuta ne zjarre ne menyre qe vaji te kete marre aromen e hurdhres dhe te specit.Kullojme makaronat bashk me rrapicen dhe i shtojm te tigani ku eshte vaji me hurdherat.Shtojme pak uje nga zierja dhe i lem per pak minuta deri sa te shohim qe eshte formuar nje tip salse.I servirim te nxehta.
JU BEFTE MIRE 🙂
PS: Nese e gjeni rrepen barishtore jua keshilloj ta provoni kete pjate,jo vetem per shijen e saj por dhe vlerat ushqyese te gjetheve .