Makarona “orecchiette” me mozzarella dhe domate të freskëta
Erdhi më në fund pranvera e kush më mirë se kjo pjatë e përfaqëson me ngjyra dhe freskin e saj. Bëhen për dy minuta dhe janë shumë të përshtaçme dhe për fëmijet tuaj.
280 gr. makarona
250 gr. domate qershizë
2 topa mozzarrella, këto të miat ishin një kuti me mozzarella të vogla
2-3 thelpinjë hudhër
3 lugë vaj ulliri eksta i virgjër
një tufë e vogël borzilok
kripë dhe piper i zi
Vendosni makaronat të ziejnë në ujë të nxehtë me kripë.
Lani domatet dhe ndaini në dysh. Grini imët hudhrat dhe vendosni të aromantizohen vajin sëbashku me disa gjethe borzilok. Sapo vaji të aromantizohet shtoni domatet dhe kavërdisni sëbashku për disa minuta. Kriposini, kulloni makaronat dhe shtoini në tiganë, shtoni pak piper të zi dhe përzjiejini mirë. Jashtë zjarrit shtoni mozarellan e prerë në copa të vogla dhe gjethe borziloku. Jepini një tjetër të përziere dhe shërbejini.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |