Makarona “orecchiette” me brokoli
Para se të iki dhe koha e brokolit po ju shkruaj këtë recet e cila bëhet sa hap e mbyllë sytë. Unë përdora këtë format makaronash por ju mund të përdorni kë të doni më tepër.
2 kokë brokoli mesatare
280 gr. makarona
2 thelpinjë hudhëra
1 spec djegës
2-3 lugë vaj ulliri
kripë
djathë per grirje
një tufë e vogël majdanoz
Prisni brokolin në çdo degë të tijë dhe vendoseni të ziejë në ujë me kripë për 10 minuta. Kullojini dhe ruaji mënjanë. Në të njëjtin ujë shtoni akoma pak kripë dhe zieni në të makaronat.
Ndërkohë grini imët hudhërat dhe vendosini të kavërdsen me vajin e ullirit dhe specin djegës. Shtoni dhe brokolin dhe kavërdinsini sëbashku derisa brokoli të aromantizohet mirë me vajin dhe te jetë i thekërisur mirë.
Kriposeni shtoni majdanozin e grirë imët dhe makaronat e kulluara sëbashku me një garuzhe nga uji i zierjes së tyre. Lidhni mirë përbërsit dhe shërbejini me majdanoz dhe djathë të grirë sipër.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |