Makarona në furrë me kima dhe patëllxhan
Në faktë kjo tavë lindi si pjatë për të hequr ato gjëra që më kishin ngelur në frigorifer. Ashtu siç na ndodhë shpesh ne femrave të krijojmë diçka me ato çka na ndodhen në shtëpi.
300 gr mish i grirë viçi ose derri
1 qep e madhe
2 karrota
1 degë selinoje
1 gotë verë e kuqe
4 lugë gjelle salcë domatesh
250 ml lëngë mishi ose ujë
kripë dhe piper i zi
1 thelpi hurdhër
vaj ulliri
100 ml qumësht
2 lugë miell
pak kripë
pak arrë myshku
Pjesa tjetër:
280 gr makarona guackë të mëdhaja që janë rreth 20 -25 cop
1 patëllxhan
100 gr burrata (krem djathi italian) në munges mocarela
2 lugë djathë parmixhan i grirë
piper i zi
Fillimishtë përgatisni kiman dhe pastaj beshamelën. Ruajini mënjanë.
Në një tenxhere me ujë të bollshëm vendosni makaronat të ziejnë me pak kripë të trashë. Ziejini nja 10 minuta, kullojini dhe lërini të ftohen dhe te thahen në një beze kuzhine largë njëra tjetrës që mos ju ngjiten.
Ndërkohë prisni patëllxhanin në kubikë dhe fërgojeni me pak vajë ulliri. Hiqini dhe thajuani vajin e tepërt me një letër kuzhine. Kriposini dhe shtoni piper të zi.
Bashkoni patëllxhanët me kiman dhe me ndihmën e një luge të vogël mundohuni të mbushni paksa makaronat guackë. Shtrojini në një tavë dhe sipër shtoni përsëri pak kima, disa copa burrata ose mocarela dhe përzijini mirë në tavë që përbërësit të lidhen me njëri tjetrin. Sipër makaronave bëni një shtres me beshamel dhe shtoni djathin e grirë. Piqeni tavën në furrën e nxehur më parë në 200° për nja 20 minuta ose kur shikoni që beshamela ka marrë një gjyrë të artë.
Lëreni të pushojë disa minuta para se ta shërbeni.
Ju Bëftë mirë 🙂