Makarona me Salçiçe të freskët dhe presh
280 gr makarona të formës që dëshironi(këto të miat jan penne të mëdha me ngjyra)
3 salçiçe të freskëta
1 presh
1 gotë birrë
1 pako me shafran
1 dorë ullinjë vaji pa bërthamë
pak piper i zi
1 tufë e vogël majdanoz
pak vaj ulliri
Vendosni ujin e makaronave të ziej dhe sapo të marri vale shtoni një dore kripë të trashë dhe hidhni në të makaronat.
Prisni preshin në feta të holla dhe vendoseni të kaurdiset me pak vaj ulliri,shtoni salçiçen e shkërmoqur dhe kaurdisini sëbashku.Shuani me birrë.Kur birra të avulloje shtoni shafranin dhe përzijeni mirë.
Grini në mikseri ullinjët me pak vaj ulliri dhe shtojini te tigani i salcës.Kulloni makaronat dhe shtoini te salca sëbashku me një garuzhe ujë nga uji i tyre i zjerjes.Përzijini mirë dhe disa minuta të tjera mbi zjarrë.Shtoni piper të zi të bluar në moment dhe majdanoze të grirë.
Shërbejeni të nxehta
Ju bëftë mirë 🙂