Makarona me midhje biçak
Midhjet biçak janë shumë të shijshme, e keqja e tyre është se të mundojnë paksa kur i pastron. Duhet të jenë të gjalla në momentin e konsumimit sepse mishi i tyre prishet shpejt.
300 -400 gr. midhje biçak
140 gr. makarona llojin që dëshironi
2 thelpinjë hurdhër
1 spec djegës
1 gotë verë të bardhë
pak vaj ulliri
majdanoz
Midhjeve hapini guackën me kujdes, hiqini pjesën e zezë që ndodhet në fundin e tyre dhe shpëlahini me ujë të bollshëm.
Grini imët hurdhërat, majdanozin dhe specin djegës, vendosini të kavërdisen me pak vaj ullliri. Shtoni midhjet dhe kavërdisini sëbashku me erzat, shuani me verë.
Ndërkohe zjeni makaronat, kullojini dhe shtojini te midhjet me pak ujë nga zjerja e tyre. Lëvizni tiganin para mbrapa që përbërsit të lidhen dhe uji i makaronave të emulsionohet me vajin dhe të formojnë një tip salce. Shërbejini të ngrohta me majdanoz sipër.
Ju bëftë mirë 🙂