Makarona me karkaleca dhe asparag
Asparagu -shparguj shqip (mua smë pëlqen kjo fjalë 🙁 dhe i quaj asparag) mbreti i pranverës. Dy shije delikate si ajo e karkalecit bashkohen shumë mirë me njëri tjetrin.
400 gr. asparag nga ku do të merrni vetëm pjesën lart të tyre, majën dmth,
280 gr. makarona formatin që dëshironi
2 thelpinjë hudhër
400 gr. karkaleca
2-3 lugë vaj ulliri
Një tuf e vogël majdanoz
2 speca djegës të freskët
Kripë
Vendosni makaronat të ziejnë në ujë të nxehtë me kripë dhe ndërkohë përgatisni salcën.
Nxehni fortë një tiganë dhe shtoni në të vajin, hudhërat, specat dhe majdanozin e grirë. Lini që vaji të aromantizohet dhe shtoni të to asparagët. Kavërdisni paksa dhe shtoni karkaleca e pastruar. Vazhdoni gatimin për disa minuta të tjera, kriposini dhe kur makaronat të jenë zier aldente kullojini dhe shtojini te tigani sëbashku me pak ujë nga i zierjes së tyre. Përzijini herë pas here që të lidhen dhe shërbejini me majdanoze të grirë sipër.
Ju bëftë mirë 🙂
PS: Asparagët përmbajnë një amino acid (triptofanit) që sintetizon serotoninë, neuro-trasmetuesin e lumturisë. Me fjalë të tjera, të konsumosh shumë asparag, do të ketë efekte pozitive në humor 😉
Submit your review | |