Makarona guack me ragu te thjesht.
Nje pjate qe pergatitet leht dhe pse ragun mund ta pergatisni nje dit me pare dhe ta ruani ne frigorifer per dite te tera dhe keshtu do ta keni gati sa her doni te hani kete pjat te shijshme.Ne fakt raguja tradicionale do ore te tera te gatuhet por sot un e solla ne variantin me te thjesht dhe te shpejt
PERBERSIT:
Makarona Guack
200 gr mish i grir viçi
Nje kuti domate pa lekur
majdanoz
gjusem qepe
djath kackavall i grir sa mjafton
gjysem gote ver e bardh
krip dhe piper i zi
PERGATITJA:
Vendosni ujin te nhexeh pasi keto lloj makaronash e kan kohen e zierjes relativisht te gjat 15 minuta.Pergatisni ragun duke grir qepen imet dhe vendoseni te kavardiset bashk me mishin ne zjar te mesem,me pak vaj ulliri.Kur te jen skuqur mire mishi bashk me qepen.shuajeni me veren e bardh dhe ndersa vera ka avulluar,shtypni me pirun domatet e qeruara dhe shtojini dhe ato.Shtoni pak krip,piperin e zi dhe majdanozin.Vendosni kapakun dhe lereni te gatuhen ne zjarr te ulet deri sa lengu i domateve te ket avolluar tersish dhe salsa do jet trashur.
Kriposni ujin e makaronave me krip te trash kur te ket marr val dhe zieni makaronat,Ku te jen gati,kullojini dhe shtojini te salsa ragu.
Perfundoni pjaten duke i shtuar siper djath kackavall te grire
Ju befte mire 🙂