Makarona furre me pesto kungulleshkash, domate dhe karkaleca
U bë një javë pa ngrënë makarona dhe mua kur më merr malli për to më punon truri ti gatuaj me shijet më të mira që ekzistojnë 😛 Kjo ishte një shpikje e momentit meqë në frigorifer kisha pak perime.
280 gr. makarona “penne”
një dorë domate të vogla
400 gr. karkaleca
1 gotë verë të bardhë
1 thelpi hudhër
pak majdanoz
kripë
1 spec djegës i thatë
50 gr. djathë parmixhano i grirë
Pastroni karkalecat dhe vendosini të kavërdisen me pak vaj, hudhër të grirë, specin djegës dhe pak majdanoz të grirë. Shtoni dhe domatet e prera në dyshë kavërdisini sëbashku dhe shuani me verë të bardhë. Kriposini.
Ndërkohë përgatisni peston e kungulleshkave.
Kulloni makaronat akoma aldente dhe shtoini te karkalecat sëbashku me peston e kungulleshkave. Përzijeni mirë që përbërësit të lidhen me njëri tjetrin. Mbulojeni sipërfaqen e tyre me djathë të grirë dhe piqini në furrën e nxehur më parë në 220° për 20 minuta ose kur sipërfaqja të thekëriset mirë. Une e kisha enën të përshtaçme dhe për furrë kështu që e vazhdova gatimin aty por ju mund ti kaloni në një tavë.
Shërbejini.
Ju bëftë mirë 🙂