Makarona furre me pesto
Erdhi fundjava dhe u bë nje javë që hajm letshëm pa karbohidrate. Dhe siç e kam thën fundjava na lejohet të hamë sot po sjell për ju një recet të thjeshtë dhe shumë të shijshme. Makarona furre me pesto. Unë përdora formatin flutur por ju mund të përdorni kë të doni.
250 gr.makarona flutur
4-5 lugë pesto borziloku
4-5 lugë beshamel
2-3 lugë djath i grirë parmixhano ose pekorino
Pasi keni përgatitur peston dhe beshamelën vendosni makaronat të ziejnë në ujë të bollshëm me kripë.
Në një enë të përshtaçme për furrë shtoni peston, makaronat e kulluara akoma aldente, shtoini një garuzhe nga uji i zierjes së makaronave dhe përzieni mirë. Sheshojini, sipër bëni një shtres të hollë me beshamel dhe spërkateni me djathë të grirë. Piqeni për nja 10 minuta ose derisa sipërfaqja eshtë bërë krokante në furrën e nxehur më parë në 200°C.
Shërbejeni.
Ju bëftë mirë 🙂