Makarona furre me lulelakër lejla
Një pjatë e thjesht dhe me kosto të lirë me këtë perime kaq të bukur e cila është dhe shumë e shëndetshme. E di që në Shqipëri ju sdo ta gjeni dot por në vendë të saj përdorni lulelakrën normale.
1 kokë lulelakër
300 gr. makarona format i shkurtër
2-3 thelpinjë hudhëra
100 gr. djathë i grirë pekorino ose parmixhano
pak majdanoz
kripë dhe piper i zi
100. ml qumësht
2-3 lugë vaj ulliri
Priteni lulelakrën në çdo degë të saj në pjesë të vogla. Vendoseni të ziejë në ujë me kripë për 15minuta, kullojeni dhe ruajeni mënjanë.
Grini imët hudhërat dhe vendosini të kavërdisen me vajin e ulliri, shtoni lulelakrën dhe kavërdisini sëbashku në mënyrë që lulelakra të aromantizohet me hudhërat. Shtoni kripë, majdanoz dhe piper të zi. Vazhdoni kavërdiseni derisa lulelakra të ketë marr paksa faqe. Gjysmën e kësaj mase trasferojeni në blender dhe gjysmën tjetër ruajeni mënjanë për një hap tjetër të recetës.
Tani në blender shtoni dhe qumshtin gjysmën e djathit të grirë dhe bluajeni derisa të përfitoni një krem.
Zjeni makaronat në ujë të valuar me kripë dhe kullojini aldente.
Tani përzieni në një enë të madhe, makaronat me kremin dhe me pjesën tjetër të lulelakrës. Shtroini në një tavë dhe sipër spërkatini me djathin e mbetur.
Piqeini në furrën e nxehur më parë në 200°C për 25 minuta ose kur sipërfaqja e tyre të jetë thekërisur mirë.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |
superrrrr