Makarona furre me karkaleca dhe domate
Kjo recet ka shumë kalori, ndaj nëse jeni me diet e dini vet 😉 Unë e shkela pak këtë radhë sepse shija e tyre është një kënaqësi në çdo pirun.
280 gr, makarona “penne”
500 gr. karkaleca
200 gr. domate të vogla
një tufë majdanoz
2 hudhëra
2 lugë vaj ulliri
125 gr. gjalpë
2 kuti pana kuzhinë
3-4 thelpinjë hudhëra
150 gr. parmixhano
pak kripë dhe piper të zi
sipas dëshirës pak arrë myshku
Vendosni makaronat të ziejnë në ujë të bollshëm me kripë. Përgatisni Salcën Alfredo.
Pastroni karkalecat nga koka, gëzhuali dhe fija e brëndëshme e zezë. Vendosni të kavërdisen me pak vaj ulliri, hudhëra të grira dhe majdanoz. Shtoni dhe domatet e vogla të prera në mes. Kriposni dhe shtoni piper të zi. Sapo makaronat të jen ziere aldente, kullojini dhe shtoini te karkalecat sëbashku me një pjes të salcës Alfredo. Përziejini mirë dhe vendosini në një tavë të thellë. Shtoni në sipërfaqen e tyre akoma salcë Alfredo dhe piqeni në furrën e nxehur më parë në 200° për 20 -25 minuta.
Shërbejini të ngrohta.
Ju bëftë mirë 🙂