Makarona Flutura me krem bizelesh dhe karkaleca
Një pjatë që i uron mirseardhjen pranverës. Plot ngjyra dhe arom. E thjeshtë në përgatitje dhe me përbërës të shëndetshëm. Makaronat mund ti zvëndësoni dhe me makarona integrale për më pak kalori.
10-15 karkaleca
300 gr. bizele të freskëta
150 gr. makarona flutura
pak kripë dhe piper të zi
disa gjethe borzilok
2 thelpinjë hurdhër
pak vaj ulliri
Pastroni karkalecat dhe me mbetjen e tyre bëni një lëngë. Filtrojeni dhe ruajeni mënjanë.
Grini imët hurdhërat dhe vendosini të kavërdisen me pak vaj ulliri sëbashku me karkalecat. Kavërdisini për 5 minuta, hiqini dhe ruajini mënjanë. Në të njëjtin tigan vendosni të kavërdisen bizelet, shtoni kripë dhe piper të zi Pastaj shtoni lëngun e karkalecave dhe lërini të ziejn paksa. Shtoni gjethet e borzilokut dhe grijini bizelet derisa të bëhen krem. Kulloni makaronat akoma aldente dhe shtoini te kremi i bizeleve sëbashku me dy garuzhde nga uji i zjerjes së tyre, shtoni dhe karkalecat dhe përzijini derisa përbërësit të lidhen.
Shërbejini të ngrohta.
Ju bëftë mirë 🙂