Makarona Bavette(bavete)me karkaleca dhe domate
Ky llojë formati makaronash është i ngjashëm me linguinet por mundë të përdorni dhe taglietellet(taljatelet).Ehhh italianët dhe format e tyre të makaronave….mu kan dashur plot 4 vjet për ti njohur shumicën e tyre por kurrsesi të gjitha.Jan aq shumë dhe çdo cep fshati ka formën e vet të trashëguar brez pas brezi.Tani që po shkruaj mu kujtua që duhet të një post ne lidhje me format e tyre që ne shqipëtaret i njohim thjesht me emrin makarona 😀
280 gr makarona bavette të njoma ose çdo lloj tjeter formati si të njomë ose të thatë
400 gr karkaleca
disa gjethe majdanozë
3 – 4 domate të freskëta mesatare
një dorë kaperi
2 thelpinjë hurdhër
1 spec djegës
pak vaj ulliri
pak kripë
Pastroni karkalecat. nga koka,gezhualli dhe fija e zezë.Grini imët hurdhërat,specin djegës dhe majdanozin.Vendosini të kavardisen me pak vaj ulliri,kur të jen gati shtoni domatet e qëruara nga lëkura dhe fara duke i shtypur me dorë ose me pirunë.Ulni zjarrin dhe lërini te gatuhen.Regulloni me kripë dhe shtoni dhe kaperin në tigan.Kur salca të trashet dhe domatet të ken shkrirë shtoni në to karkalecat dhe lëri të gatuhen 8-10 minuta.Kulloni makaronat akoma aldente (rreth 5 minuta zjerje në rastin kur janë të njoma)dhe bashkojini te salca duke shtuar dhe nja dy garuzhe nga uji i zjerjes.Përzijini dhe lërini të gatuhen për disa minuta të tjera.Shtoni akoma majdanozë të grirë sipër dhe shërbejini të ngrohta.
Ju bëftë mirë 🙂