Makarona Anolini te mbushura ne salce Tartufi
Anolinit jan nje format makaronash te stilit te vjeter qe ndodhen midis Piacenzes dhe Parmes ne Itali.Sot i solla te mbushura me proshut te gjall dhe parmigian ne sals tartufi.
PERGATITJA:
500 miell 00
5 vez
krip
sals tartufi e gateshme
200 gr proshut e gjalle
150 gr parmigiano
arre myshku
PERGATITJA:
Zeni brumin e makaronave duke hapur ne mes te miellit nje grope dhe hidhni ne te vezet dhe pak krip.Shperbeni vezet me nje pirun dhe filloni zeni brumin me dore deri sa te formoni nje top.Punojeni mire per rreth 10 minuta dhe lereni te pushoj larg rrymave te ajrit per 1 ore.
Nderkoh pergatisni mbushjen:
Ne mikser grini proshuten e gjalle me djathin parmigiano me pak arre myshku.Nese ju rezulton paksa i that shtoni pak vaj ulliri.
Kaloi ora e pushimit te brumit hapeni me ndihmen e nje hokllaie sa me te holle qe mundeni ose me aparatin e posaçem per shtrirjen e brumit te makaronave.Vendosni nje top te vogel nga kompostoja e proshutes me parmigiano dhe siper vendosni nje pete tjeter.Ngjesheni mire anet dhe pritini me nje form te vogel te rumbullaket te dhembezuar.
Zjejini ne uje te valuar me krip deri sa makaron anolini ato vine ne siperfaqe.
Pergatisni salsen duke e holluar me nje garuzhe nga uji i zierejes se makaronave.Kur makaronat te jen gati kullojini dhe hidhini te salsa e tartufit.Perzieni mire qe te lyhen nga te gjitha anet dhe sherbejini menjehere.
Ju Befte mire 🙂