Mafishe ose meringa
Të njohura fillimisht në Francë rreth viteve ‘700 pasi u krijuan nga një pastiçier zvicerian me origjinë nga Meiringen, vend nga i cili marrin edhe emrin.
4 të bardha vezësh në temperatur ambienti
100 gr. sheqer pluhur
pak kripë
disa pika lëng limoni
Të bardhat e vezëve rrihini me rrahësin elektrik me pak kripë dhe me gjysmën e sheqerit pluhur. Rrihini derisa të mos bien nga ena, dhe më pas me një lugë druri shtoni pak nga pak pjesën tjetër të sheqerit pluhur duke e përziere nga poshtë- lart. Shtoni dhe disa pika lëng limoni i cili do shërbej për ta bër sipërfaqen e tyre gjat pjekjes edhe më të ndritëshme dhe do të mbulojë erën e fortë të vezës.
Trasferoni masën në një qese pastiçerie dhe bëni forma të ndryshme mbi një tav të veshur me letër furre. Futini në furrën e nxehur më parë ne 80°C dhe lërini të thahen rreth 2 orë me derën e furrës paksa të hapur. Nëse shikoni që furra juaj, ua rrëmben shpejtë, hapeni derën e saj plotësishtë.
Ju bëftë mirë 🙂