Luleshtrydhet,nje mbrojtes i mire per stomakun tone
Një grup studiuesish spanjollë, italianë dhe serbë besojnë se luleshtrydhet mund të minimizojnë dëmin në mukozën e stomakut të shkaktuar nga alkooli. Dr. Sara Tulipani nga Universiteti i Barcelonës është i sigurt se efekti pozitiv i luleshtrydheve është i lidhur me aktivitetin e tyre antioksidant: luleshtrydhet aktivizojnë enzimat mbrojtëse në trup.
Hulumtimet kanë treguar se një dietë e pasur me luleshtrydhe mund të kenë një efekt pozitiv, kur është fjala për parandalimin e sëmundjeve të stomakut që lidhen me prodhimin e radikaleve të lira dhe formave të tjera aktive të oksigjenit.
Përveç kësaj, studiuesit thonë se luleshtrydhet gjithashtu mund të ngadalësojnë formimin e ulçerës në stomak. Gastrit ose inflamacion i mukozës së stomakut lidhet me konsumin e alkoolit, por gjithashtu mund të shkaktohet nga infeksionet virale. Hulumtuesit thonë se në këto raste luleshtrydhet mund të hahen për të zvogëluar dëmin në mukozën e stomakut.
Shkencëtarët kanë kryer një eksperiment tek minjtë: për një periudhë prej 10 ditësh, atyre iu dha rreth 40 miligram ekstrakt luleshtrydhe për çdo kilogram të peshës trupore. Më pas minjtë konsumuan alkool dhe u bë analiza e stomakut të tyre. Në bazë të këtij eksperimenti ata arritën në përfundimin se brejtësit që konsumuan ekstrakt të luleshtrydhes kishin më pak ulçera se të tjerët.
Konsumojini ato sa më shumë 😉
Info:web