Lule kungulleshkash të mbushura me karkaleca
Nëse për disa ushqimi konfortues janë një pako me patatina apo një fet torte me çokollatë për mua është shija e recetës së sotme. Jam e gatëshme të hajë pa fundë e mos ngopem, pastaj të shoqëruara me një gotë verë të bardhë kthehet në pjatën ideale.
20 lule kungulleshkash
20 karkaleca
Kripë dhe piper i zi
Për salcën:
400 gr. domate qershizë
3 thelpinjë hudhëra
1 tufë e vogël majdanoz
1 spec djegës
Kripë
2 lugë vaj ulliri
Fillimishtë përgatisni salcën duke vendosur të kavërdisen domatet e prera me vajin, specin djegës hudhërat dhe majdanozin e grirë. Kriposini dhe kur të jenë kavërdisur mirë hiqni specin djegës dhe grijini me grirësin në zhytje. Lëreni salcën akoma në zjarrë të ulet derisa të humbi aciditetin dhe shijen e gjallë të domateve.
Ndërkohë pastroni lulet e kungullit nga pistili. Pastroni karkalecat nga koka, gëzhualli dhe fija e zezë. Kriposini dhe shtoni piper të zi. Mbushni çdo lule me një karkalec dhe rreshtoini në një tavë të vajisur më parë. Sipër shtoni salcën dhe vendosini në furrën në 200° për 25-30 minuta. Shërbejini si pjatë të dytë me ndonjë fet buke të thekur me pak rigon dhe vaj ulliri.
Ju bëftë mirë 🙂