Lule kungulleshkash të mbushura me mel
Sot po ju sjell një pjatë vegjetariane me një përbërës që është harruar në kuzhinat tona, Melin. I pasur me zink, hekur, acid folik dhe vitamina A dhe B. Ideal për supëra dhe të mbushurat. Zvëndëson shumë mirë orizin.
10- 15 lule kungulleshkash ose kungulli (unë i kisha me gjithë kungulleshkat dhe disa i bëra bashkë me to)
1 filxhan kafe mel
pak kopër
kripë dhe piper të zi
1 kungulleshkë
disa lugë djath të butë por mund ta bëni dhe pa djath (unë kisha pak djath strakino por ju mund të përdorni llojin që dëshironi)
pak vaj ulliri
Shpëlani melin me kujdes dhe vendoseni të ziejë në ujë të bollshëm me pak kripë për nja 15-20 minuta. Hiqeni dhe kullojeni nga uji.
Grini imët me rende një kungulleshkë dhe lëreni që ti kullojë uji i saj i vegjetacionit.
Lulet e kungulleshkave ose të kungullit çtë keni përdorur hiqini pistilin e brëndshëm dhe fshini nga jashtë me delikates me një beze të njomë.
Punoni djathin e butë me pak kripë, piper të zi, vaj ulliri dhe kopër të grirë imët derisa të zbuten dhe të njëjtrajtësohen. Bashkojeni këtë mas me melin dhe shtoni dhe kungulleshkën e girë. Përziejeni mirë. Mbushni me pak komposto lulet dhe përdridhni majën e tyre që mos dali mbushja. Renditini në një tavë, shtoni pak vaj ulliri sipër dhe piqini në 200° për 20 minuta. Shërbejini të ngrohta.
Ju bëftë mirë 🙂