Lule kungulleshkash të mbushura me gjizë
Disa ushqime shijojnë më shumë se në çdo stinë tjetër ashtu si receta e sotëme. E lehtë dhe e freskët.
rreth 20 cop lule kungulleshkash
400 gr. gjizë dhie pa kripë
3 kungulleshka të njoma
pak kripë dhe piper të zi
disa gjethe borzilok
pak vaj ulliri
2 thelpinjë hudhëra
Luleve hiqini pistilin e brëndshëm dhe fshihini me delikates me një beze të njomë.
Grini me rende kungulleshkat dhe hudhërat. Bashkoini me gjizën, shtoni piper të zi, pak kripë dhe pak vaj ulliri. Përzijeni dhe me këtë masë mbushni lulet e kungulleshkave. Përdridhni majën e tyre që mos ju dali jashtë mbushja. Vendosini në një tavë me letër furre poshtë dhe shtoni akoma pak vaj sipër. Piqini në furrën e nxehur më parë në 220° për 20 minuta.
Shërbejini si antipastë ose një pjatë e dytë të shoqëruar me një sallatë stine.
Ju bëftë mirë 🙂