Liçi – qershia Aziatike
Liçi quhet ndryshe edhe qershia aziatike, pemë shumë e preferuar në Kinë. Lëkura e liçit ka ngjyrë të kuqerremtë dhe nën të gjendet tuli transparent i cili mbështjell bërthamën. Ky konsumohet. Ka shije te aromantizuar dhe shumë të ëmbël.
Po cilat janë, vetit e tij:
- Liçi përmban 66 kalori për 100 g, përmban fibra, vitamina dhe antioksidant.
- Studimet kanë treguar se tek liçi ndodhet një substancë me veti anti-oksidante, oligonol. Oligonoli mendohet se ndihmon kundër infeksioneve. Për më tepër ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut në organe, redukton peshën, si dhe mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme të diellit.
- Liçi, ashtu si dhe limoni e portokalli, është një burim i shkëlqyer i vitaminës C; 100g liçi përmbajnë 71.5 mg ose 119% të nevojave ditore. Studimet kanë treguar se konsumi i frutave të pasura me vitaminë C ndihmojnë trupin e njeriut të jetë rezistent ndaj infeksioneve, si dhe kundër radikaleve të lira.
Liçi përmban gjithashtu vitaminat B dhe mineralet si kalium dhe bakër. Kaliumi është një komponent i rëndësishëm i cili ndihmon për të kontrolluar rrahjet e zemrës dhe qarkullimin e gjakut.
Info : Material i përkthyer nga wikipedia.