Levrek mesdhetar
Kjo pjatë lindi për mos përsëritur rutinën e levrekut në furrë me patate. Për ti dhën akoma më shumë shije duke i shtuar erëza dhe aroma mesdhetare.
1 levrek rreth 1 kg.
300 gr. patate
një dorë ullinjë
një dorë domate të thata
një tufë e vogël trumëz
pak rigon
2-3 thelpinjë hudhëra
pak vaj ulliri
kripë dhe piper i zi
Qëroni patatet, pritini në feta mesatare dhe vendosni në një enë, ku do ti marinoni me pak vaj ulliri, kripë, piper dhe gjethe trumëze. Shtroini në një tavë me letër furre poshtë. Sipër vendosni levrekun e prerë në feta, kriposeni dhe shtoni pak vaj sipër peshkut. Piqeni në furrën e nxehur më parë në 180°C për rreth 25-30 minuta.
Ndërkohë bashkoni ullinjtë me domatet e prera, hudhërat e prera, rigon, gjethe trumze dhe 2 lugë vaj ulliri. Përzijeni dhe kur peshku të jetë gati shtojani sipër. Sipas dëshirës mund ta lini dhe nja 2 minuta në furrë në mënyrë që ullinjtë të lëshojnë shijen e tyre ose ta shërbeni direkt.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |
E mrekullueshme????