Lëngu i rrushit i shkëlqyeshëm për organizmin
Efektet që lëngu i rrushit shkakton në organizmin tonë vlerësohen si të shkëlqyera. Më poshtë janë të rradhitura dhjetë arsye pse mjekët këshillojnë që lëngu nga ky frut të konsumohet për ditë.
Flavonoid i cili gjendet në lëngun e rrushit ndihmon në rritjen e nivelit të kolesterolit të mirë. Kjo parandalon bllokimin e arterieve dhe rikuperon zemrën.
Pirja, konsumimi i përditshëm i lëngut të rrushit ndihmon në uljen e presionit të gjakut.
Lëngu i rrushit përmban elemente anti-plakje dhe që është shumë i mirë për rënie në peshë.
Prania e antioksidantëve bën që qelizat e dëmtuara të rikuperohen dhe parandalon dëmtimin e tyre të mëtejshëm.
Personat të cilët kanë kollitje dhe vuajnë nga aciditeti, kanë përmirësime nëse konsumojnë përditë lëngun e rrushit.
Pirja e lëngut në mëngjes ndihmon në kurimin e migrenës cilësohet si një ilaç popullor për shërimin e migrenës
Është shume i mirë për personat që vuajnë nga anemia, stimulon prodhimin e rruazave të kuqe, pastron trupin nga helmet toksike.
Ngjyra e kuqe e fortë (si në vishnje) e lëngut të rrushit është e pasur me antitrupa të fortë që shkatërrojnë qelizat bakteriale dhe virozët. Në mënyrë të tillë ju mbron nga shume infeksione.
Ky lloj lëngu është studiuar që ka dhënë efekte të shkëlqyera në përmirësimin e astmës.
Lëngu i rrushit parandalon sëmundjen Alzheimer dhe forcon sistemin imunitar.
info:web