Lëngjet vegjetale,të mishit dhe të peshkut
I quajtur me shumëllojshmëri emrash nëse e blejmë në supermarkat nga buljon e deri te pluhur vegjetal,nuk është tjetër vetem lëng i bërë në bazë perimesh për atë vegjetal,peshku dhe mishi.Eshtë fare i thjeshtë për tu bëre në shtëpi dhe nëse e provoni jo vetem do ta konsumoni për receta tuaja por dhe si sup e lëngëshme për ditët e ftohta të dimri.Ju duhen pak gjëra dhe mund ta ruani ermetikishtë të mbyllur në frigorifer për rreth 1 javë.Ja recata për bërjen e tijë në kushtet e shtëpisë.
Lëngu vegjetalë:
PERBERSIT:
1 lt ujë
1 kungull
1 qep
2 karrota
3 deg selinoje
1 tufë me majdanoz
2-3 gjethe dafine
pak kripë
piper i zi
1 hurdhër
sipas dëshires mundë ti shtoni dhe 1 patate dhe 1 domate.Ose çdo lloje tjetër perime që preferoni.
PERGATITJA:
Pritini perimet në copa të mëdhaja dhe vendosini të ziejnë me gjithë aromat,pak kripë dhe piper, në zjarrë të avashët për rreth 30 -40 minuta.Kullojeni dhe lëngun i përfituar quhet lëngë vegjetalë.Përdoreni për rizoto,supëra ose për receten tuaj të preferuar.
Lëngu i peshkut:
Mundë të bëhet me mbeturinat e peshkut,kok,hala dhe ndonjë cop që ju del skarco gjatë përgatitjeve të filetos.Ose me gëzhuallin e karkalecave,skampit ose aragostave.
PERBERSIT:
Mbetje peshku
1 qep ose presh
2-3 hurdhëra
1 gotë me verë të bardhë
1 lt ujë
disa kokra piper
kripë
pak gjalpë ose vaj ulliri
majdanozë
PERGATITJA.
Grini qepën ose preshin dhe vendoseni të kavardiset me gjithë mbetjet e peshkut me pak vaj ulllri,Shtoni dhe hurdhrën e grirë dhe majdanozin.Shuani me verë të bardhë dhe kur vera të ket avulluar shtoni ujin,ulni zjarrin shtoni kripën dhe piperi në kokra dhe lëreni të ziej për rreth 1 ore.Filtrojeni dhe është gati.Mundë të ruhet në frigorifer për disa ditë.