Lëngë karkalecash
Lëngun e karkalecave unë e perdor gjithmonë pasi më lejonë të kem pjatën akoma memë shumë shije. Duke qën se nuk më pëlqen ti gatuaj karkalecat pa pastruar dhe një shije shumë e mirë e tyre më ngel te koka dhe gëzhualli vendos ti shfrytëzoj deri në fund ato. Po si bëhet ky lëngë? Fare thjeshtë mjafton të keni mbetje karkalecash, hurdhëra, majdanoz, kripë, piper të zi dhe një gotë verë të bardhë.
Atëherë gëzhuallin bashkë me kokën vendoseni të kavërdisen me një thelpi hurdhër, pak majdanoz, shtypini mirë kokën e tyre që tju dali lëngu dhe kur të theken mirë, shuani me verë të bardhë. Pastaj shtoni ujë kripë dhe piper të zi dhe lërini të ziejnë në zjarrë të avashët për nja 20 minuta. Filtroni lëngun e tyre gjithmonë duke i shtrydhur sa më shumë dhe ruajeni mënjanë për përgatitjet tuaja.
Mund ta përdorni te makaronat, rizotot, apo dhe supat.