Lemongras
Lemongras është një bimë e ishujve tropikalë të Azisë, Afrikës dhe Australisë. Ka përmbajtje të lartë të vajrave esencialë, minerale, vitamina si dhe antioksidantë që janë të nevojshëm për parandalimin e sëmundjeve. Kjo bimë përmban 99 kalori në 100 gr, por nuk përmban kolesterol. Komponenti kryesor kimik në barishten lemongrass është citral ose lemonal, një përbërës organik përgjegjës për aromën e saj unike të limonit. Lemongrasi gjithashtu ka veti të forta anti-mikrobiale dhe anti-fungale. Lemongras i freskët apo i tharë, është burim i pasur i mineraleve si kalium, zink, kalcium, hekur, mangan, bakër dhe magnez. Kaliumi është një komponent i rëndësishëm i qelizave dhe lëngjeve të trupit, e cila ndihmon për të kontrolluar normën e zemrës dhe presionin e gjakut.
Burimi: Neranxi.com