Lazanja me karkaleca dhe asparag
Dhe këto padyshim si lazanjat me salmon mund të quhen lazanjat e festave. Tepër të shijshme me një beshamel të bër me krem asparagu me parmixhano dhe hudher i japin pjatës atë shijen e veçantë. Provojeni dhe mos u trembni nga lista e gjatë e përbërësve.
1 pako lazanja të freskëta
1 tufë asparag
300 gr. karkaleca
2 lugë vaj ulliri
2 lugë stika pishe
2 thelpi hudhra
Pak kripë dhe piper të zi
Pak burata (një lloj djathi italian) në munges mozzarella
një tuf majdanoz
2 lugë gjalpë
500 ml. qumësht
2 lugë miell
Pakëz kripë
Pakëz piper të zi
Pakëz arrë myshku
Pakëz pluhur hudhre në munges gjysëm hudhre të shtypur
1 lugë djathë parmixhano të grirë
Për kremin me asparag
Një pjes asparagu
Pakëz kripë dhe piper të zi
1 lugë vaj ullir
Pik së pari përgatisni aparaget duke i pastruar nga pjesa e poshtme e fortë. Vendosni të zjehen në ujë me kripë për 15 minuta. Kullojini dhe shpëlajini direkt me ujë të ftohtë që të ruajnë ngjyrën e tyre të gjelbër.
Ndajini në mes. Pjesën e e poshtëme ruajini për kremin e asparagut ndërsa pjesën e sipërme pritini majën rreth 2 cm
dhe pjesën që teproi prijeni në feta të holla.
Përgatisni kremin e asparagut duke i bluar të gjithë përbërësit e tij derisa të bëhet një krem i trash.
Përgatisni beshamelën duke vendosur gjalpin të shkrihet, Shtoni miellin përzijeni me telin e kuzhinës dhe pastaj shtoni qumshtin duke e përzierë vashdimisht që mos tju bëhet kokrriza. Kripose, piperose, shtoni pluhurin e hudhrës ose hudhren e shtypur, arrë myshku dhe përziheni derisa të keni një krem të trash. Hiqeni nga zjarri dhe përzijeni me kremin e asparagut dhe djathin e grirë.
Pastroni karkalecat dhe pritini në copa mesatare, vendosni të kaurdisen me pak vaj ulliri, hudhra e shtypura dhe pak majdanoz të grirë. Bashkoni dhe pjesën e mbetur të asparagëve atë që prevët në feta te holla. Kriposeni dhe piperoseni.
Vendosni një tenxhere me ujë të nxehet me 1 lugë kripë brënda dhe sapo të ket marr val hiqeni nga zjarri , shtoni në të 2 lugë vaj ulliri dhe kaloni një nga një në të të gjitha petët e lazanjës (duke i lënë pak në ujë) ndërkohë që po e formoni.
Lyeni fundin e një tavë me beshamel, vendosni një pet lazanje, shtroni sipër saj pak nga beshamela me asparag, shtoni pak nga salca me karkaleca, pak burata të thërmuar ose mozzarella për ju që e keni përdorur dhe sipër vendosni një tjetër pet lazanje.
E kështu me rradh deri në sipërfaqen e cila do jet e lyer me beshamel, disa stika pishe, majat e asparagut që ruajtëm mënjanë dhe pak burrata ose mozzarella.
Vendoseni të piqet në furrën e ngrohur më parë në 180°C për 25-30 minuta ose kur shikoni që sipërfaqa të jetë bërë krokante dhe e pjekur.
Lëreni të pushoj paksa para se ta shërbeni.
Submit your review | |