Lazanja Bolonjeze
E njohurë gjerësishtë në gjithë botën,së fundëmi dhe në tryezat tona,është një pjatë e traditës italiane dhe pikërishtë të qytetit të Bolonjës.Natyrishtë për një rezultat sa më të mirë është të përgatisni lazanjat në shtëpi,kima të jetë e bëre me gjysëm mishi viçi dhe gjysëm derri,dhe salsa e domateve të jetë bëre me domate të freketa ,të stinës.Por dhe nëse nuk ja keni shumë ngenë për ti përgatitur të gjitha këto në shtëpi,dhe me peta të gatëshme lazanje ajo del e mrekullueshme.
PERBERSIT:
500 gr lazanja
Kima sa mjaftonë (munde ta beni me dy lloje mishërash siç e cilesova më lartë)
Beshamela sa mjaftonë
200 gr djathë parmiggiano(parmixhno) i grirë
PERGATITJA
Pasi përgatitet kiman dhe beshamelën sipas recetës së mësiperme që ndodhej në listen e përbersëve.Vazhdoni me fomimin e lasanjave.Lyeni një tave me pak gjalpë.Nëse i kini lazanjat e thata futini në uje tv ngrohtë të rrine 5-10 minuta.Por do ju keshilloja ti beni vete sipas kësaj recete Si te pergatisim brumin e makaronave pj 1 ose ti blini të njoma sepse gjënden lehtësishte në çdo supermarket.
Bëni një shtresë me kima,vendosi sipër fletët e lazanjës,shtroni kima,beshamel,spërkateni me djathë të grirë dhe kështu me radhë derisa sa shtresa të dëshironi.Për shtresën e fundit,dmth sipërfaqen,bashkoni kiman e mbetur me beshamelën dhe shtrojeni te lazanja,sipër spërkateni me djathë te grirë.Piqeni në furren e nxehur më pare në 150° për rreth 40 minuta.
Lëreni të pushoj paksa dhe të mpikset para se ta shërbeni.
Ju bëfte mirë 🙂