Lakra brukseli në furrë
Një kontorno mjaftë e shijshme dhe e shpejtë për tu përgatitur. Këto që përdora unë ishin lakra brukseli lejla por në munges të tyre përdorni ato normalet, jeshile.
Lakra brukseli
kripë dhe pipir i zi
pak vaj ulliri
1 limon
një tufë e vogël majdanoz
Pastroni gjethet e jashtme të lakrave dhe vendosini të ziejnë në avull o në ujë me kripë per 10 minuta. Hiqini dhe lërini të kullojnë.
Veçmas përgatisni një marinaturë me vaj ulliri, kripë, piper dhe lëngë limoni. Shtojeni te lakrat dhe përzijeni mirë që të lyhen nga të gjitha anët. Vendosni në një tavë me letër furre poshtë dhe piqini në furrën e nxehur më parë në 200°C për 15 minuta. Shërbejini me majdanoz të grirë sipër.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |