Lakër me pure patatesh
Është në stilin e “shepherd’s pie” byreku i fshatarit, pjatës angleze. Versioni im përveç se vegjetarian është dhe i mbushur ndërmjet dy shtresave me pure patateje. Në këtë mënyrë të maskuar lakrën mund të bëni dhe fëmijët tuaj ta konsumojnë
gjysëm kokër lakër
1 qep
500 gr. patate
3-4 lugë djathë parmixhano
pak kripë dhe piper i zi
1 gotë qumësht
2 thelpinjë hurdhëra
pak vajë ulliri
2 lugë galet, peksimadhe
Grini imët lakrën dhe vendoseni të kavërdiset me qepën e grirë dhe hurdhërat në zjarrë të ulët derisa të shkrihet komplet. Nëse është e nevojshme shtoni dhe pak ujë, kriposeni dhe piperoseni.
Ndërkohë zieni dha patatet e qëruara dhe bëjini pure me pak vaj ulliri, qumshtin, kripë dhe piper të zi. Masa duhet të jet e trash, jo si purea e zakonshme. Tavën ku do ta piqni lyeni paksa me vaj dhe spërkateni komplet me galet.
Në fundë bëni një shtres me pure dhe sipër pures hidhni lakrën. Mbulojeni lakrën me pure, spërkateni sipërfaqen me galet dhe djath kaçkavall. Vendoseni të piqet në 200° për 30 minuta ose kur shikoni që është thekërisur mirë sipërfaqa. Lëreni të ftohet paksa dhe shërbejeni me një sallatë stine.
Ju bëftë mirë 🙂