Lakër me mish
Para se te iki dhe koha e lakrës po postoj këtë recetë që në shtëpin time është bër gjithmonë. Mundë ta lini me pak lëng ose të thatë si kjo në foto. Për të pasur një rezulat edhe më të shkëlqur e mira ishte të gatuhej në një enë balte ngadal por në munges të saj, mjaftonë dhe një tenxhere guri ose gize. Sa më e rëndë të jete tenxherja aq më të mira ndalin këto llojë gatimesh që kërkojnë kohë
1 kokër lakër
300 gr, mish viçi (tul ose tul me kocka)
2 qep
2-3 gjethe dafine
1 gotë uthull e kuqe
2-3 lugë vaj ulliri
pak kripë
pak piper i kuq
1 lugë konçentrat domatesh
Grini imët qepën dhe vendoseni të kavërdiset me pak vaj ulliri, shtoni mishin dhe kavërdisini akoma sëbashku pastaj shtoni lakrën e prerë në shirita të imët. Kavërdinini sëbashku dhe shuani me uthullën e kuqe. Sapo uthulla të avullojë shtoni konçentratën e domateve që të shkrihet në yndyrën. Pastaj shtoni kripën, pipër të kuq ,gjethet e dafinës, mbulojeni me ujë dhe lëreni të ziejë në zjarrë të ulët për nja 2 orë të mira derisa lakra të shkrijë plotësishtë dhe gjella të ajkoset. Nëse është e nevojshme mund ti shtoni akoma ujë.
Ju bëftë mirë 🙂
Shënim: unë i shtoj dhe një thelpi hurdhër të grirë imët se më pëlqen aroma që i jep.