Lakër furre me limon
Një sajim i momentit por me shume shije. S’ju ngelet vetem ta përgatisni që ta besoni.
1 lakër
1 limon
vaj ulliri ekstra i virgjër
kripë dhe piper i zi
një tufë e vogël majdanoz
Priteni lakrën në copa të mëdha dhe vendoseni në një tavë me letër furre poshtë. Bëni një marinaturë me lëng limoni, vaj, kripë dhe piper të zi, përzijeni mirë dhe lyeni copat e lakrës me ndihmën e një furçe kuzhine. Vendoseni të piqet në 180°C për rreth 30 minuta. Herë pas here lyjeni me marinaturën e përgatitur që mos ju thahet shumë.
Shërbejeni me majdanoze të grirë sipër si garniturë ose si pjatë të vetme për ju vegjetarianët.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |
Lakër furre me limon
Average rating: 0 reviews