Lakër e zezë “Kale” me sheg dhe djathë të bardhë
Kale është ushqimi më i preferuar i femrave nju-jorkeze dhe sidomos personave Vip. Në emisione të ndryshme shpeshë herë në shaka e sipër i klasifikojnë ato “kush e konsumon këtë barishtore e kush jo”. Dhe jo me kot ajo është kaq e dashur pasi përveç se mban një mori vitaminash dhe vlerash ushqyese por nga studimet e fundit është vërtetuar se ajo parandalon shumë forma tumorale. Ndaj nëse e gjeni në tregjet e Shqipëris mos e lini pa përdorur sidomos në stinën e dimrit ku ajo është mbretëresha e barishteve.
disa gjethe lakër të zezë
sheg
limon
pak djathë i bardhë (ky i imi ishte djathë Korçe)
vaj ulliri ekstra i virgjër
pak kripë
Lani lakrën dhe lëreni të kulloje, pastaj priteni në pjesë të mëdha. Prisni djathin në kubikë. Qëroni shegën me kujdes që mos lini cip të bardhë në kokrat e sajë. Bëni një marinim me pak vaj ulliri, lëngë limoni dhe pak kripë. Përzijeni mirë me pirun derisa të formohet një tip salse e hollë. Formoni sallatën dhe shtoni në të marinim që formuat. Përzijeni dhe shërbejeni.
Ju bëftë mirë 🙂