La femme qui aimait beaucoup – Kanali i ëngjëjve
Ditë e zhurmshme me diell, komplet e kundërta e kësaj së sotmes. Zgjohem me atë zgjimin që karakterizonte ato ditë parajse, dhe ashtu siç ishim, pa bërë adetet e mëngjesit, dolëm vrap e vrap për të pirë një kafe dhe për të ngrënë të preferuarat tona. Te kafja, pyes kamarierin nëse e dinte sesi mund të shkonim tek ishujt Burano dhe Murano dhe ai me seriozitetin me të madh më tha që ,më kërkonte shumë falje, se ishte i zënë dhe nuk mund të vinte me ne, ju thashë që ishin shakaxhinj , pastaj mori pamje serioze më tregoi rrugën që duhej të ndiqnim dhe vazhdoi për ne punën e tij, e falenderova me fjalë dhe ia ktheva, s’ka gje vjen herë tjetër me ne . Në shenjë falenderimi ,bakshishi që i lam, ishte më i madh se i ditëve të tjera . Pasi shijuam kafen e mëngjesit tonë të vonë, morëm porositë tona të preferuara , u ngjitëm në apartament dhe me shpejtesinë e erës u bëm gati për të lundruar në të bukurën, të magjishmen Venezia. Nga mikja ime para se të nisnim udhëtimin tonë nëpër të, kisha dëgjuar që shtëpitë e ishujve ishin me ngjyra, si ylberi , njeri ishte artizanali, ndërsa tjetri ishte punimi i qelqit. Ndjekim rrugën Fondamente Nova dhe gjendemi përpara mbretit det. Ishte stacioni që të çonte për në dy prej 100… ishuj të Venecias. Pamë se cilin mjet lundrues duhet të merrnim, atë në të majtë apo atë në të djathtë dhe po prisnim me padurim ardhjen e tij. Harrova t’ju them , që ishte aq ditë e nxehtë, sa ishim super lyer me krem antidiell, se kishim merakun e ëngjëjve ,mos na i digjte dielli. Hipim dhe rehatohemi në karriget e varkës sonë, dhe shijojmë pamjen e mrekullueshme që ofronte lundrimi i asaj dite. Përveç gotizmit , kokave të luaneve, atyre dritareve në formën e kryqit, dyerve të shtëpive në ujë, nga të cilat mund të hyje vetëm me varkë ose me skafe ,apo me gondolat e tyre personale, të bënte çudi se rruga ishte veç deti dhe jo toka, dhe vazhdoja humbesha nëpër mrekullitë e saj. Më tutje, të zinte syri një kishë në mes të ujit. Rrënuar muret e saj ,ashtu dukeshin sikur po jepnin shpirt, dhe kërkonin ndihmë nga populli , po ndihmës nuk po i përgjigjej njeri . Sa pamje e trishtë, kushedi çfarë roli ka pasur ajo kishë kur ka qene e re, ndërsa tani askush nuk kujtohej më për të apo funksionet që njëherë e një kohë ajo kryente. Më tutje, mbaj mend që pashë njerëz te veshur shik , njerëz të veshur class, me vete thashë, duhet të jetë ndonjë dasëm, por ngaqë nuk po shikoja çiftin, thashë mos isha gabuar. Ja ku erdhi dhe çifti, nuk isha gabuar. Nusja e bukur si një princeshë përrallash ,në atë vend përralle, e veshur, me fustanin e saj të bardhë, e lumtur nga dita më e rëndësishme e saj, ndërsa dhendri një nga ata italianët që çdo gruaje do t’i binte në kokë për të, një super mashkull, dukeshin që shkonin shumë me njeri- tjetrin, të paktën pamja nga jashtë ashtu ishte, dhe njerëzit që duartrokisnin e uronin çiftin e ri” E vivanno i spossi”, filluan të ndihmonin nusen të hipte në “limuzinën e saj”, një skaf të bukur të bardhë me emër shkruar, nuk e mbaj mend emrin. Pas tyre, besoj se do ishin prindërit e çiftit, të dhendrit dhe nuses ,ndërsaa në skafin tjetër dasmorët . Sa pamje e bukur! Mbaj mend që disa nga varka jonë shkrepën foto, kurse unë jo, po shijoja pamjen, në mënyrë të tillë që të më dukej sikur po me ndodhte mua . Bëj shaka, ishte shumë moment i bukur për t’u lënë në foto, duhej patjetër shijuar. Jetë të lumtur i uruam çiftit dhe varka jonë ndërroi destinacion. Shikoje njerëz vetëm me rroba banjo dhe as nuk ju interesonte se kishte turistë apo vizitorë të veshur jo për plazh. Aty kuptova që nuk kisha bërë gabim, për epitetet e vendosura asaj, Venecias sime, magjisë së saj. Ishte vend liberal, secili në jetën e tij, luksoze apo modeste të mbushte vetëm me pozitivitet, me energji, të bënte të ndjeheshe i lirë. Diku aty me tutje, një çift të moshuarish, ulur në një stol, sepse kishte dhe tokë aty këtu ,përveç kanaleve gjigande dhe detit, dukej që po flisnin mbase për vitet e bukura dhe të këqija kaluar së bashku. Sa bukur t’i shikoje, dukeshin si të rinjtë e sapodashuruar sepse ishin kokë me kokë dhe duart i mbanin njeri- tjetrit, e viva l’amour bërtita, sa kthyen kokën disa turistë më panë çuditshem, por unë as nuk e vrava mendjen fare, ashtu siç bëj gjithmonë dhe vazhdova të qeshja, të mendoja për të bukurën e radhës që do më ofronte lundrimi i asaj dite. Afrohemi më shumë rreth ishulit të parë, sepse dëgjoja zërin në varkë që po thoshte stacionin e radhës. Sa po vinte dhe njerëzit po pakësoheshin, vajza kishte fjetur gjatë lundrimit, ndërsa djali akoma jo, besoj se do flinte pak më vonë. Gjumin n’a e bënin me radhë dhe nuk kishim nevojë për dy karroca detaj prindërish ky. Arritëm, era e detit n’a shoqëronte kudo, gjatë gjithë ditëve, dhe mua që më kishte shkuar mendja për fruta deti dhe ushqim deti, mezi po prisja të uleshim për të ngrënë, por jo tani, tani do shijonim magjinë e ishullit, kishim arritur në Murano..
Photo dhe teks nga “La femme qui aimait beaucoup”