La femme qui aimait beaucoup- Dedikim
-Akoma s’më ka dalë pija e djeshme -Seriozisht e ke?
-Po, nuk po tallem.
-Në fakt ashtu siç pive dje , nuk të kisha parë ndonjëherë në atë gjendje. Ishte faji im më duket që të bëra gjithë atë surprizë dhe fillon qesh me mua.
-Po, faji yt ishte dhe është që vetëm surpriza pafund vazhdon të më bësh.
Më shumë u deha me ty, se me pijen që kisha përpara . Të kam alkool e drogë njëkohësisht. Pastaj ,ti e di që unë pijet e tjera, veç verës, nuk është se i mbaj shumë. Vazhdon e qesh. Është sikur ta lexoj mendjen dhe të pyes.
– Mos më thuaj që po kujton natën që jemi takuar?
Dhe e qeshura, tanimë bëhet më e madhe, vetëm nga ideja që unë, e kisha kuptuar se ku e kishe mendjen.
-Atë nate birre po pije,- thua. -Po birrë, po pi macja uthull, ta kthej. Ah më fal, se atë natë dhe ke ndezur cigaren e parë.
Unë që tashmë ,filloj mbuloj fytyrën me dorë.
– I poshtër- të them- asnjë detaj s’ke harruar!
-Sidomos atë shikimin prej zyshe, të thuash ti, është nga ato te lodhurat, e në krevat të heq mendjen , as frymë s’të lë të marrësh. Ti me atë shikimin prej zyshe- me thua.
– Po, c’të bëj unë që ashtu të është tiposur ty- të them- pamja e parë gjithmonë të gënjen – dhe vazhdoj qesh.
Vë dorën mbi kokë sepse tashmë po më plaste nga pija e djeshme. Drejtohesh me vrap për te çanta ime e dorës, sepse e di që aty ndodhet farmacia ime , me advila-t , tylenola-t që nuk mungojnë asnjëherë, shpëtuesit e mi të përditshmërisë e të dhimbjeve të ndryshme. Merr goten që ndodhet aty pranë, e mbush me ujë dhe një tjetër me lëng ,se me ujë e di qe s’i kapërdij dot hapat. Më jep ujin sepse kështu duhet ,pastaj me kalon atë me lëng. Sa i kujdesshëm që je! Gjithcka e di me detaj, çdo fije floku timen e njeh aq mirë, sa ndonjëherë bëhem xheloze për këtë gjë, ngaqë as unë vetë nuk e njoh aq mirë veten time. Surpriza e djeshme ishte përrallore, kishe rrethuar me qirinj Budën e të qeshurit , një poezi shkruar nga ti , një kuti e madhe e paketuar me të bardhë, se e dije që e kuqja, për mua ishte ngjyrë gënjeshtare. Pastaj duke ditur dhe tipin tim paqësor, e kishe menduar se e bardha, ishte dhe simboli i shpirtit të pastër edhe kjo do më shkonte më shumë për shtat sesa një ngjyrë tjetër. Më kishe mbyllur sytë dhe me drejtoje për te surpriza e përgatitur. Hap sytë dhe qirinjtë që rrethonin Budën, më sollën një mirëseardhje të ngrohtë. Nga ato që të mbushin me buzëqeshje pa shkak. E kisha thënë që ai vend ishte magjibërës. Shikoj rreth e rrotull, mos kishte diçka që nuk duhet të më humbiste nga sytë, por asnjë gjë e tillë. Të pyes:
-A t’a hap?
– Akoma se ke hapur?!
Kishe një kamera në dorë, nuk doje të humbiste ky moment. Se çfarë kishte në të nje Zot e di. Filloj shkatërroj kutinë e parë të madhe. Brenda saj gjej një fustan tyli të bardhë. E kuptoj, gjeja e parë që duhet të bëj është të vesh atë. Zhvesh me vrap atë që kisha veshur, dhe ky që kisha nuk ishte i keq, por përderisa ishte në kuti një tjetër, m’u duk si dëshirë e tij t’a vishja në atë moment. Përgjigjen e mora thjesht me një pohim koke të tijin. Gjithcka po e filmonte dhe zhveshjen dhe veshjen. Pastaj, me padurim shkoj te kutia e dytë. Filloj ta zgidh dhe këtë dhe aty tashmë ishte një nga këto tylet që vendosin nuset në shalë. E mar e vendos këtë në shalën time. Vazhdoj shpaketimin e kutisë së tretë. Aty, më zënë sytë një foto timen, të hershme. Një foto që po ta shikoje me vëmendje, ishte me veshjen që kisha kur njoha atë. Nuk e kuptova kur m’a ka bërë si fotografi sepse nuk e mbaja mend si moment, por lotët fillojnë me bien nëpër faqe.Afrohesh dhe m’i fshin.
– E shtrenjtë, nuk është momenti!,më thua, dhe më drejton tek kutia e tretë.
Çfarë mund të kishte në të? Ishte një kurorë e vogel e thurur me lule.
-Ti e ke bërë?
Po. – thote.
-Po, kur ? Sepse ne kemi qënë gjatë gjithë kohës bashkë?
-Eh, -thotë- kishte dhe momente kur ty të kishte zënë gjumi, dhe unë përfitoja nga rasti, për të realizuar surprizën e radhës.
– I çmendur!- te them
Tek kurora kishte dhe një lule blu, ishte e vogël, por i shkonte shumë veshjes që zgjedhur ai. Një këmishë blu,me një palë pantallona të bardha. Nuk mund të vishej me te zeza, ashtu siç e kishte zakon, dhe aty. E marr lulen blu dhe një të bardhë dhe i vendos mbi këmishë, pastaj rikthehem tek pakot e mia. Zemra po më rrihte fort sikur ta dija çdo kishte brenda kjo kuti, sepse ishte e fundit, dhe ngjyrën e kishte ndryshe, po blu si lulja në mes të kurorës. E hap! Brenda ndodhej një unazë në formë zemre, saphir.
-Pse saphir?-
– Sepse kuptimi i tij është, i mrekullueshëm, është mbi të gjithë gurët. Ashtu je dhe ti për mua, mbi të gjitha, e mrekullueshme, unike. Ndërsa po mbaroje fjalinë, të hidhem me vrap në krahë, ashtu siç ishim, merr shampanjën, më ul poshtë pasi më ke përqafuar me puthje dhe fillon ta hapesh. Mbush dy gotat tona. Ulemi nën Budën e qeshur.
– Na shkoftë jeta duke qeshur,- thote- Na shkoftë jeta mjaltë, jo vetëm në fillim por edhe në vazhdim, na dhëntë jeta gjithë lumturinë e munguar këto vite dhe të tjera në vazhdimësi, na dhëntë nerva për të duruar njeri- tjetrin, mbi të gjitha, na dhëntë njeri- tjetrin, ashtu siç e njohëm në fillim, pa asnjë pikë ,asnjë presje më shumë, ngelshim të njejtët, sepse vetëm ashtu mund ta duam njeri- tjetrin sot,nesër e përgjithmonë…
Nga La femme qui aimait beaucoup
Photo by Pinterest