Kura detoks
Ashtu siç e dini këto ditë bëra kurën detoks për të pastruar trupin nga toksinat dhe ushqimet dimërore. Në të vërtet kura detoks lind si konsumimi i të gjitha frutave dhe perimeve në form lëngu smoothie për 15 ditë ose 3 javë. Dhe është shumë e vlefshme për organizmin pasi të dobëson, zbukuron lëkurën, jep energji etj etj.
Nuk doja ta sforcoja trupin tim në maksimum duke i dhën stomakut ushqim të bluar për ta bërë atë më dembel në funksionim ndaj vazhdova me iden time duke e modifikuar pak këtë kurë.
Kura ime e personalizuar detoks ishte e tillë. Për 10 ditë kosumova vetëm fruta, perime të gatura ose të gjalla, çaj dhe pafundë ujë detoks. Ditët e para vakteve të drekës i shtova dhe pak kuionoa ose oriz për mos pasur efekt negativë në shëndet dhe dhe 4 ditët e fundit i konsumova perimet e gjalla.
Dua të them që kam rën 2 kile, mund të bija dhe më shumë por konsumoja qëllimisht fruta me sheqer si dardhë, banane, mango pasi nuk doja të humbja shumë peshë. Ndërsa im shoq ka rën rreth 4 kile për 10 ditë.
Nuk është e vështirë mbajtja e saj, mjafton të kujtoheni që sduhet të hani bukë, brumëra, proteina shtazore si mish, djathë, kos, vezë, peshk etj dhe eliminimi totali i kafes dhe sheqerit. Përveç humbjes së peshës rezultati që pash në veten time është që kam një lëkurë me ngjyrë më të ndritshme, kam më shumë energji dhe fle shumë mirë. Ajo lodhja trupore me ardhjen e pranverës u zhduk si me magji. Ditën e parë kisha pak gjumë ditës po kjo jam e sigurte që ishte për mungesën e kafeinës jo nga mos ngrënia.
Duhet të konsumoni vetëm fruta dhe perime të stinës, sa më pak të gatuara aq më mirë dhe nëse gjatë kësaj kure eleminoni vajin dhe kripën ( që unë i eleminova vetëm 6 ditëshin e fundit) është akoma më mirë për ju.
Hani çtë doni, perime pa fund nuk ka një mas ekzakte, mos u limitoni në një llojë, përdorni shumë llojmëshmëri pranvera ka plot perimeri dhe fruta.
Më poshtë po ju shkruaj nje shembull të kurës detoks sipas meje dhe shpresoj t’ju funksionoj dhe për ju. Mendoj se do ti kthehem herë pas here ose çdo ndrimë stine. Me këtë kurë do i bëni një nder organizmit tuaj. Dhe nëse arrini ta mbani mos u ktheni përsëri te veset tuaja duke ngrën mish e brumëra pa fund, konsumojini më rrall por shtoni në dietën tuaj ushqimore sa më shumë llojshmëri perimesh dhe do jeni më mirë, sdo jeni kurrë mbi pesh dhe mbi të gjitha do ndjeheni më mirë me veten.
Një shembull:
Mëngjesi ; çaj dhe 1 frut stinor
Dreka; Perime të ziera në avull.
Pasditja; çaj dhe një frut stinor
Dhe gjatë gjithë ditës konsumimi sa më i madhë i ujrave detoks.
Darka; Sallatë me barishte të ndryshme dhe shumë fruta
Nëse ndjeni shumë uri konsumoni ndonjë bajame ose arrë po jo më shumë se 3-4 kokrra në ditë
Perimet gjithashtu mund ti piqni në furrë ditët e para për ta pasur më të lehtë mbajtjen e kësaj kure për të kaluar gradualishte te ato të zierat deri te të gjallat. Shpesh here gjatë vakteve në vënde të frutave haja ndonjë karrot ose kungulleshkë të njomë.
Kjo është pra të dashura mikesha kura detoks të cilën shpresoj ta mbani me sukses ashtu si unë. Nesër është dita e fundit e saj dhe të vetmen gjë që më ka munguar më shumë gjatë këtyre ditëve ka qën kafja. Të tjerave as jua kam ndjer mungesën fare. Për mua ka qën e thjesht ky lloj stili i të ngrënit sepse hyn te linja ime e ushqimit.
Për më shumë rreth mënyrës time të të ushqyerit në ditë normale lexoni këtu.
Photo by natura.com