Kur vdekja tregon histori – Hajdutja e librave
Në titullin e tij origjinal të botimit të parë në 2005 “Vogëlushja që shpëtonte librat” më pas i bërë filëm dhe sukses për Hollivudin, për tu risjell përseri në botim e tij të ri me titullin “Hajdutja e librave” është ndoshta historia që do t’ju ngeli gjatë në mëndja dhe pasi do e mbaroni së lexuar. Parashikimet për të kan qën ashtu siç i prisnin. I renditur për 300 javë rrjesht si libri më i shitur në Amerik. Një letërsi e ndërthurur mes letërsis fëminore dhe asaj të rritur dhe kjo e fundit për vetë faktin se libri është pak i vështir për tu kuptuar dhe me mesazhe të forta e sidomos kur është vet vdekja që përcjell këtë histori.
Personazhi kryesor Liezel një vajzë e birësuar e takon vdekjen që në vogëlin e saj për ta shoqëruar përgjate gjithë historis e çdo herë ajo i shpëton asaj për mrekulli. Duke jetuar. E dashuruar mbas librave, fjalëve dhe jetës ajo do ju magjepsi.
Personalisht pasi kam lexuar këtë liber mu ka dashur kohë të prekja një tjetër libër me dorë sepse është histori që të ngelet brënda, ti shikon një tjetër realitet të luftës së dytë botrore jo atë që gjithmon sjellin dhe e përshkruajn historianët por një histori familjesh, fëmijësh dhe qoshe lagjesh. Nëse se keni lexuar akoma ju këshillojë të lexoni njëher librin pastaj të shikoni filmin.