Kupë me sallatë verore
Nese deshironi te pergatisni një darkë me mikeshat tuaja atehere habitini ato me përgatitjen e kësaj sallate verore që ben figurën e saj.Me pak përberes dhe tepër e shpejtë per tu pergatiturë
PERBERSIT:
domate qershizë
rrush i zi pa bërtham
djathë i bardh
1 luge sheqer
aceto balsamico (uthull balsamike)
vaj ulliri
pak gjalp
disa feta buke.
borzilok për dekorim
PERGATITJA:
Në nje ene karamelizoni domatet qershizë me 1 luge sheqer dhe pak gjalp.Kur sheqeri te filloj te marri ngjyrë të artë shtoni pak uj.Perzini her pas here qe mos tju digjen,ne fund kur uji te ketë avulluar dhe domatet të fillojnë të vyshken shuajeni me pak aceto balsamico.Hiqini kur shikoni qe eshte formuar salsa e karamelit.Vendosni buken te theket.
Prisni djathin e bardhe ne kubike,lani rrushin dhe filloni kompozoni kupen duke alternuar domatet,rrushin,djathin e bardhë,nje fetë bukë të thekur,Siper shtoni salsen qe karamelizuam domatet dhe vajin e ullirit.Dekoroni me gjethe borziloku.
Sherbejeni menjehere.
Ju befte mire 🙂