Kungulleshka me kos
Nje pjate e fresket dhe teper e shpejte per tu pergatiture.Konsevohet gjate ne frigorifer dhe perveç qe mund ta konsumoni si pjate te pare por dhe si shoqeruese kur pergatisni byrek.
PERBERSIT:
500 gr kos
2 kungulleshka
nje tufe e vogel majdanoz
vaj ulliri
krip dhe piper i zi
1 thelpi hurdher
PERGATITJA:
Lani dhe prisni kungulleshkat ne rondele dhe skuqini me pak vaj ulliri.Pergatisni kosin duke i shtuar kripe,piperin e zi,majdanozin e grire imet,hurdheren e shtypure dhe kungulleshkat kur te jen gati.Perzijini mire dhe shtoni pak vaj ulliri siper.Para se ta sherbeni lereni 30min deri ne 1 ore ne frigorifere.
Sherbehet e Ftohte.
Ju Befte mire 🙂